NË FAZË PËRFUNDIMTARE RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS MOSKOVSKA 5.8.2019

Projekti për rikonstruksionin e plotë të rrugës Moskovska hyn në fazën përfundimtare.

Me këtë projekt po kryhet rikonstruksioni i rrugës Moskovska në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Aradhat partizane deri te kryqëzimi me bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov dhe rrugën Vasil Çakallarov, në gjatësi prej 690 metra.

 

Me këtë projekt do të hiqet shtresa e vjetër dhe e dëmtuar dhe do të vendoset asfalt i ri në sipërfaqe prej rreth 9.000 metra katrorë.

Pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore në këtë rrugë ka përfunduar dhe tani ka ngel të kryhet lidhja me bulevardin Aradhat partizane, e cila duhet të përfundojë këto ditë, si dhe të vendoset sinjalizimi i ri horizontal dhe vertikal i trafikut.

Për rikonstruksionin e kësaj rruge Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 8.2 milion denarë me TVSH të llogaritur.