PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT KOÇO RACIN 5.9.2019

Me shenjëzimin gjatë natës të sinjalizimit rrugor plotësisht përfundoi rikonstruksioni i bulevardit Koço Racin në komunën Qendër, një nga bulevardet më të frekuentuar në pjesën qendrore të qytetit.

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit punuan me ritëm të përforcuar në rikonstruksionin e këtij bulevardi dhe me aktivitete ndërtimore gjatë orëve të mbrëmjes me qëllim për ta mënjanuar  bllokimin e trafikut, ndërkaq rikonstruksioni i plotë u krye në afatin më të shkurtër kohor që ishte e mundur.

 
Bulevardi Koço Racin brenda 40 ditësh është rikonstruktuar plotësisht në gjatësi prej 880 metrash në të dy drejtimet, në pjesën nga bulevardi Kuzman Josifovski Pitu nderi te  rruga Shën Qirili dhe Metodi.

Qyteti i Shkupit vazhdon me aktivitetet ndërtimore intensive për rindërtimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardeve në afate të shkurtëra kohore, ndërsa qytetarët fitojnë rrugë cilësore dhe të sigurta.