PAS SHUMË DEKADAVE, U RINDËRTUA RRUGA INDIRA GANDI NË SHUTO ORIZARE 5.9.2019

Ekipet e Qytetit të Shkupit e përfunduan fazën e parë të rikonstruksionit të rrugës Indira Gandi në komunën e Shuto Orizares. Pas mbylljes së plotë 24orë gjatë ditës së djeshme, sot rruga është e kalueshme për trafik, me asfalt të ri dhe sinjalizim horizontal.

 

Rruga Indira Gandi është riparuar në gjatësi prej 1.100 metrash, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Bosnja dhe Hercegovina dhe bulevardin Sllovenia deri te rruga Kurora e Butelit. Gjatë muajit të kaluar u hoq asfalti i vjetër dhe i dëmtuar dhe u aplikua shtresë e re asfalti në këtë rrugë. Po vijon rregullimi i shtigjeve të këmbësorve.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti ndërtimor është të mundësojë zhvillimin pa pengesa të trafikut në këtë pjesë të qytetit dhe të rrisë sigurinë.

 

Qyteti i Shkupit vazhdon praktikën e rikonstruksioneve të të gjitha rrugëve këtë në këtë sezon ndërtimor me afate rekord të shkurtëra për të lehtësuar zhvillimin e trafikut pa krijuar bllokime.