NJOFTIM PUBLIK 5.9.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, realizoi takim pune me një pjesë të ekipit “Shkupi 2028” në lidhje me kandidaturën e Qytetit të Shkupit për “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2028”, në të cilin mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Në takim u theksua se Qyteti i Shkupit në Bruksel do të prezantojë aktivitetet e planifikuara dhe programin kulturor që janë pjesë e kandidaturës për titullin prestigjioz “Shkupi Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028”. Është përgatitur program i detajuar me strategji afatgjatë zhvillimore për kulturën, i cili përmban të dhëna të shumta për Shkupin, historinë e pasur dhe monumentet kulturore-historike. Është veçanërisht e rëndësishme që me përpjekjet e përbashkëta të institucioneve kulturore të qytetit dhe kombëtare, Ministrisë së Kulturës, Qeverisë dhe komunave të Shkupit, ne po ecim drejt qëllimit tonë, dhe Shkupi ka marrë mbështetje edhe nga një numër i madh i qyteteve evropiane dhe institucione kulturore.


Kandidatura për titullin prestigjioz “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2028” ishte një proces kompleks në të cilin u përfshinë institucione kulturore të qytetit dhe shtetërore, shumë palë të interesuara në fushën e kulturës dhe ekspertë.