RRESHT DRURËSH i RI ME 520 DRURË NË PARKUN E RI NË MIÇURIN 5.12.2020

Në parkun e ri në Miçurin në Aerodrom, janë mbjellur 520 drurë të rinj gjetherënës dhe gjethembajtës që do të zhvillojnë kanopje të bukura në pranverë, hijet e të cilëve do të kontribuojnë në uljen e temperaturës në muajt e nxehtë dhe do të gjelbërojnë këtë hapësirë publike që ishte një deponi e egër.

- Ky vend ishte një deponi e egër disa dekada me radhë, nga e cila pastruam 15.000 metra kub mbeturina këtë vit dhe ngritëm një sipërfaqe të re publike në më shumë se 6.000 metra katrorë, të cilën e ndamë në një park të ri të bukur për fëmijë me kënd lojërash dhe një vend parkim me të cilin do të menaxhon NP”Parkingu i qytetit”, me çka do të tejkalohet problem i parkimit tër ndërtesave përreth. Tani po gjelbërojmë këtë hapësirë me drunj të rinj 520 me cilësi të lartë. Hapja e sipërfaqeve të reja publike cilësore dhe fisnëkërimi mjedisor është imperative dhe këtu tregojmë se si një hapësirë e shkatërruar rëndë bëhet një vend i këndshëm për klnaqësinë e qytetarëve - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën për media.

Ai theksoi se vazhdon mbikëqyrja e inspektimit të përforcuar për të parandaluar rikrijimin e deponive të egra në të njëjtat vende, ku çdo sjellje e pandërgjegjshme me mbeturinat do të sanksionohet me qëllim për të krijuar shprehi të shëndetshme dhe për të jetuar në mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor.

Në këtë park është mbjellë druri më i lartë për këtë sezon i cili është i gjatë 7,4 metra, dhe për kohë të shkurtër drurët e mbjellur në këtë park do të formojnë kanopje të gjera. Së shpejti parku do të ketë ndriçim adekuat dhe përmbajtje të reja rekreative.

Qyteti i Shkupit, sipas standardeve të reja të cilësisë, vazhdon të ngritjen e rresht drurëve të ri, të përbërë nga drurë cilësor me lartësi mesatare rreth 5,5 metra që menjëherë do të përshtaten në ekosistemin e qytetit tonë, shumë i nevojshëm për pastrimin e ajrit. Gjelbrimi vjeshtor i Shkupit vazhdon në shumë lokacione në të gjitha komunat e Shkupit.

Në mbjelljen e fidanëve në parkun Miçurin mori pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, drejtori i NP ′′Parqe dhe gjelbërimi′′ Ardian Muça dhe këshilltarja në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Mihaela Ivanova.