Janë zgjidhur 561 kërkesa të qytetarëve përmes adresës elektronike 24@skopje.gov.mk të Qytetit të Shkupit 5.1.2022

Përmes adresës elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk, Qyteti i Shkupit i zgjidh kërkesat dhe problemet e përditshme të qytetarëve.

Në këtë adresë elektronike qytetarët mund të raportojnë problemet, ndërsa administrata e qytetit është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave brenda 24 deri 72 orëve. Deri më tani në këtë adresë kanë arritur 618 kërkesa, 561 janë zgjidhur dhe 57 kërkesa janë në fazë të zgjidhjes.

Numri më i madh i kërkesave të dorëzuara nga qytetarët janë për zgjidhjen e problemeve të mjedisit jetësor, për inspektorët e qytetit, për çështje tatimore dhe higjienën komunale.