Vizitë para Krishtlindjes e kryetares Arsovska në SOS fshatin e fëmijëve 5.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka vizituar një pjesë të familjeve kujdestare të SOS Fshatit të fëmijëve Shkup, të cilat kujdesen dhe u mundësojnë shtëpi të ngrohtë dhe familje fëmijëve në rrezik social, fëmijë pa prindër, dhe fëmijë dhe të rinjë të privuar nga e drejta e kujdesit prindëror. Gjatë vizitës Arsovska në Fshatin e Fëmijëve SOS, shpërndau pako me prodhime ushqimore për 68 familje kujdestare si dhe dhurata për fëmijët. Biseduan për jetesën atje, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për të ofruar kushte më të mira jetese dhe përfshirje më të madhe të këtyre fëmijëve

Këto familje kujdestare me mbështetje dhe dashuri të parezervë, janë shtëpi dhe familje e ngrohtë për fëmijët në rrezik social, fëmijët pa prindër dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore, të cilët shpeshherë janë privuar nga kjo e drejtë.

- Sot vizituam disa nga familjet dhe i befasuam më të vegjlit me dhurata, nuk ka gjë më të bukur se buzeqeshja dhe gëzimi i një femije, duke e ditur që kanë një shtëpi të ngrohtë dhe një familje kujdestare që kujdeset për ta. Këto familje me misionin e tyre human, jo vetëm që sigurojnë shtëpi dhe familje për fëmijët nga SOS Fshati i fëmijëve, por edhe u ofrojnë atyre mbështetje të madhe. Qyteti i Shkupit do të jetë partner aktiv dhe përkrahës i misionit dhe aktiviteteve të SOS Fshatit të Fëmijëve dhe i këtyre familjeve kujdestare, theksoi kryetarja Arsovska pas vizitës në SOS Fshatin e fëmijëve.

Arsovska vizitoi edhe Qendrën burimore të SOS Fshatit të fëmijëve, ku u takua me drejtoreshën Aleksandra Ivanovski, familjet përdoruese të shërbimit këshillues dhe mentorues pas largimit nga përkujdesja, si dhe disa të rinj që kanë pasur statusin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.