MOS I DIGJNI STËRNISHTAT – QYTETI I SHKUPIT FALAS I GRUMBULLON MBETJET NGA TË VJELAT 5.3.2020

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të organizojë grumbullimin falas të mbetjeve nga të vjelat, për të parandaluar djegien e stërnishtave, duke mbrojtur kështu ajrin nga ndotja. Edhe këtë vit, fushata do të del nga kufijtë administrativë të Shkupit dhe do të mbulojë tërë rajonin planor të Shkupit, pasi të gjithë banorët e thithin të njëjtin ajër.

Vitin e kaluar kjo fushatë u organizua për herë të parë nga Qyteti i Shkupit me mbështetjen e UNDP dhe MDC-Ti.net dhe me krenari mund të them që kemi arritur rezultate të shkëlqyera. Kjo nuk na ka inkurajuar të përsërisim fushatën përsëri edhe këtë vit dhe ta zgjerojmë atë në më shumë nivele. Gjatë vitit 2019, më shumë se 120 banorë të qytetit të Shkupit kërkuan grumbullimin e mbeturinave nga korrja me çka u parandalua  djegia e rreth 700 metrave kub  të mbeturinave organike. Si motivim shtesë I ofrojmë secilit që do të shfrytëzojë këtë mundësi në sezonin e mbjelljes të marrë rreth 30 kg pleh organik për çdo 100 kg mbetje - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën e sotme për media.

Qyteti i Shkupit është njësia e parë e vetëqeverisjes lokale e cila realizon fushatën për eliminimin e djegies së arave dhe stërnishtave, me qëllim zvogëlimin e  ndotjes së ajrit dhe ruajtjen e pjellorisë së truallit. Djegia e stërnishtave të cilat përveç dëmit shumë të madh që u shkaktojnë kulturave bujqësore, përbëjnë një rrezik serioz ndonjëherë edhe për jetën e njeriut.

Siç kemi njoftuar vitin e kaluar, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave këtë vit është përfshirë në pjesën e planifikimit të periudhave kur bëhet korrja e të lashtave të ndryshme, për çka jemi shumë mirënjohës si institucion. Në këtë drejtim, ky muaj u zgjodh si fillimi më i favorshëm pranveror i kësaj fushate. Do të dëshiroja gjithashtu të falënderoj Halk Bankën, e cila u bashkua këtë vit me mbështetjen e aktiviteteve promovuese të kësaj fushate. Halk Banka si kompani me përgjegjësi shoqërore dhe në të kaluarën ka mbështetur vazhdimisht projekte të ndryshme për përmirësimin e mjedisit jetësor në Shkup. I falënderoj edhe punonjësit e ndërmarrjeve publike "Parqet dhe gjelbërimi" dhe "Higjiena Komunale" të cilët investuan shumë nga potenciali i tyre njerëzor dhe teknik në realizimin e kësaj fushate. I falënderoj shumë edhe qytetarët e Shkupit të cilët treguan nivel të lartë të vetëdijes për dëmin e kësaj dukurie dhe shfrytëzuan rastin për të fituar grumbullimin falas të mbeturinave nga korrjet - tha Shilegov.

Ai shprehu besim se këtë vit fushata do të gjej jehonë edhe më të madhe te qytetarët, duke zvogëluar në këtë mënyrë ndotjen e ajrit dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve. Vetëm me forcat e përbashkëta, shtoi ai, mund të kemi sukses në luftën për  mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor në qytetin tonë, dhe kjo është një nga fushatat që e dëshmojnë atë më së miri.

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Trajan Dimkovski, ndërkohë, u bëri thirrje komunave të tjera që të bashkohen në këtë iniciativë.