GJATË JAVËS SË KALUAR ËSHTË ZVOGËLUAR NË MËNYRË DRASTIKE NUMRI I ZJARREVE NË AMBIENTE TË HAPURA NË SHKUP 5.3.2020

Brigada e Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në periudhën nga data 27.02 deri 04.03.2020 në numrin e telefonit 193, që është pjesë e fushatës "Raporto zjarr në ambient të hapur", ka regjistruar vetem 2 paraqitje nga qytetarët. Dy raportimet nga qytetarët iu përcollën inspektorëve të Qytetit të Shkupit për të filluar procedurë kundër autorëve.

Në sezonin me rritje të ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit e vazhdoi fushatën për raportimin e zjarreve në ambiente të hapura në numrin falas 193. Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit të tij dhe Njësisë territoriale për mbrojtje nga zjarret, në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme dhe Kryqin e Kuq organizon ekipe të përziera që punojnë 24 orë në ditë dhe përballen me zjarre në ambiente të hapura.

Kjo fushatë po realizohet për të tretin vit radhazi dhe deri më tani ka pasur rezultate të shkëlqyera.

Qyteti i Shkupit dhe Brigada e zjarrfikësve u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha rastet e zjarreve në ambiente të hapura, në mënyrë që zjarri të shuhet sa më shpejt ndërsa autorët të sanksionohen.