FILLOI DËRGIMI I VENDIMEVE PËR TATIMIN MBI PRONËN DHE TAKSËN KOMUNALE - FIRMARINË PËR VITIN 2019 5.3.2020

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë tatimpaguesit se në rrjedhë është dërgimi i vendimeve për tatimin në pronë për vitin 2020.

Të gjithë obliguesit tatimor që nuk e kanë paguar tatimin mbi pronën për vitin e kaluar 2019 do të marrin paralajmërim për borxhin e papaguar.

Të gjithë qytetarët që nuk do të marrin vendime ose nëse te të njëjtat gjejnë parregullsi të caktuara mund të drejtohen në Qytetin e Shkupit në barakën numër 15, gjatë ditëve të punës për pranimin e palëve, përkatësisht të martën dhe të premten nga ora 9 deri në orën 16.

Të gjitha vërejtjet qytetarët mund t'i dorëzojë çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në orën 19:30 duke paraqitur kërkesë në sportelet e arkivit të Qytetit të Shkupit ose në zyrat e kontabilitetit të Qytetit të Shkupit (baraka numër16).

Përveç kësaj, të gjithë qytetarët brenda dy muajve nga marrja e vendimit, të gjitha vërejtjet dhe mangësitë mund t'i paraqesin përmes sajtit të Qytetit të Shkupit - e-Tatimet(https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml),ose përmes seksionit për raportimin e problemeve(http://gragjani.skopje.gov.mk/korisnik/, si edhe në postën elektronike ne këto adresa: danoci@skopje.gov.mkanitan@skopje.gov.mk (për tatimin mbi pronën) dhe Katerina.Gichev@skopje.gov.mk (për taksën komunale –firmarinë).