QYTETI I SHKUPIT RREGULLOI KUART TË RI TË GJELBËR NË AERODROM 5.3.2021

Sipërfaqen e braktisur e gjelbër prej 2000 metra katrorë në kryqëzimin midis bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vlladimir Komarov, në Komunën e Aerodromit, Qyteti i Shkupit e ka rregulluar plotësisht në mënyrë që qytetarët të munden me kënaqësi të i shijojnë aktivitetet e tyre të rregullta ditore.

- Sot jemi në sipërfaqen e re të gjelbër në të cilën Qyteti i Shkupit ka punuar muajt e fundit, bëhet fjalë për një pjesë të projektit që e kemi punuar së bashku me UNDP, dhe në të cilin u përfshinë njerëzit që jetojnë në lagje dhe bazuar në anketat dhe nevojat e tyre e kemi rregulluar këtë hapësirë. Është rregulluar sipërfaqe prej rreth 2000 metra katrorë, kjo është e dyta nga katër që kemi filluar në vjeshtë. Në këtë hapësirë ne ripërtërimë plotësisht gjelbërimin që ishte lënë pas dore, ju kujtohet se këtu kishte kioske të vjetra dhe nuk u hoqën themelet dhe shtyllat e tyre. Mbollëm 350 fidanë të rinj, nga të cilët 90 janë kërcell të gjatë dhe pjesa tjetër rreth 250 janë kërcell të ulët - tha Shilegov.

Shtigjet në kuartin e gjelbër janë fisnikëruar me elemente druri të dedikuar për fëmijët që do ta përdorin këtë hapësirë ​​që të munden të i zhvillojnë aftësitë e tyre motorike. Ka gjithashtu shtigje për prindërit me karrocë për fëmijë dhe personat me aftësi nevoja të posaçme.

Në kuartin e gjelbër ka 14 tabela shahu, pajisje urbane të stilizuara që përbëhen nga ulëse, kosha për mbeturina xhepi dhe elemente të tjera shoqëruese, dhe e gjithë hapësira është e ndriçuar me led-ndriçim.

Hapësira është konceptuar në mënyrë që plotësisht ndjek nevojat dhe dëshirat e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Komunës së Aerodromit, dhe vëmendje e veçantë i është kushtuar faktit që elementet e betonit të reduktohen në minimum dhe gjelbërimi të shpërndahet i cili do të sigurojë hije për vizitorët.

Qyteti i Shkupit me përkushtim punon për të siguruar mjedis funksional për qytetarët e Shkupit, që do të thotë infrastrukturë cilësore me gjelbërim të mjaftueshëm, ndërsa lokacioni për rregullim u zgjodh nga qytetarët si një nga 7 lokacionet në Shkup të identifikuara në kuadër të Iniciativës të Lab-Shkupi dhe UNDP-së, e cila filloi në vitin 2018. Grupmosha të ndryshme të qytetarëve u përfshinë në këtë proces duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore për të përcaktuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të lagjes. U hartuan aktivitetet e ditës dhe të natës, sjellja dhe natyra njerëzore, mikro dhe makro mjedisi fizik, me qëllim që të kuptohet më mirë konteksti ekzistues socio-kulturor.