
FILLOI HEQJA E ANIJES SË PARË NGA SHTRATI I LUMIT VARDAR 5.4.2021
Sot, Qyteti i Shkupit filloi të largon një nga tre anijet në shtratin e lumit Vardar, ajo që është e vendosur afër hotelit "Holidrj In".
Çmontimi do të kryhet nga ekipet e NP "Rrugë dhe rrugoca" në javët e ardhshme, edhe atë me shpenzimet e firmës që ka menaxhuar deri më tani me objektin si debitor në procedurat e përmbarimit. Sot, Kryetari Petre Shilegov dhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva, i inspektuan aktivitetet për largimin e këtij objekti.
- Bëhet fjalë për çmontim të plotë, fillimisht heqjen e sendeve lëvizëse që janë brenda, dhe pastaj çmontimin e vetë anijes. Me këtë, si vazhdim i politikave që unë i krijoj si kryetar i Qytetit, fillojmë me pastrim më të theksuar të projektit kriminal dhe tinëzar "Shkupi 2014". Këto anije nuk janë vetëm jashtë estetikës së shëndetshme, ato janë gjithashtu edhe rrezik për qytetarët e Shkupit, duke pasur parasysh se të gjitha analizat e bëra nga Qyteti nga njëra anë, por edhe sipas një studimi të UNDP-së, thonë se këto objekte në shtratin e lumit të Vardarit janë rrezik serioz nga përmbytjet që mund të shkaktojnë dëme serioze materiale dhe të rrezikojnë jetën e banorëve të Shkupit - tha kryetari Shilegov.
Ai falënderoi qytetarët për durimin e treguar, pasi që për shkak të procedurave ligjore heqja e anijes u vonua.
- Vendosa të punojmë kështu, sepse heqja e këtillë e anijes nuk do të paraqesë ndonjë rrezik financiar për Qytetin, madje edhe largimi që do të kryhet nga "Rrugët dhe rrugica" do të bëhet në kurriz tëfirmës përdoruese - shpjegoi Shilegov.
Sipas një studimi mbi zvogëlimin e rrezikut nga përmbytja i përgatitur nga UNDP së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën e Menaxhimit të Krizave, nuk duhet të ndërtohen argjinatura, diga dhe objekte të tjera në shtratin e lumit Vardar, ndërsa anijet kanë zvogëluar rrjedhën e lumit për tre herë më shumë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK