GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 187 AUOTOMJETE 5.4.2021

Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të siguruar rekreacion të sigurt për këmbësorët dhe çiklistët, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i Qytetit" vendosën parkim në zonë në parkingjet në Vodnon e Mesme.

Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe gjatë fundjavave nga ora 9:00 – 16:00. Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, kurse orët në vijim nga 50 denarë. Në parkingjet është vendosur sinjalizim i duhur horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informative.

Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara dhe autobusët turistik, kurse parkimi në gjelbërim sanksionohet. Gjatë fundjavës parkingun në Vodno e shfrytëzuan 187 vetura, sipas numrit të SMS-ve të dërguara.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, kurse veturat e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara.