
U.D. Drejtor i NTP-së, Ivan Ilievski i përfundoi mandati në ndërmarrjen publike 5.5.2022
Të nderuar,
Informojmë publikun se ushtruesit të detyrës drejtor i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Ivan Ilievski, i përfundoi mandati si U.D. Drejtor. Procedura për zgjedhjen dhe emërimin e U.D. të ri Drejtor i NTP-së është në vijim.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, falënderoi drejtorin aktual për bashkëpunimin profesional në Ndërmarrjen e Transportit Publik, të cilën e trashëgoi me borxhe të shumë milionëshe, por edhe përkundër gjendjes së keqe të ndërmarrjes publike me menaxhimin e mirë dhe punë të përkushtuar, ndërmarrjen e lë në një mjedis të mirë organizativ, me një numër të madh problemesh të zgjidhura si të qytetarëve ashtu edhe të punonjësve
Nga marrja e funksionit, në një afat një mujor, u.d. drejtor Ivan Ilievski në NTP, ndërmori shumë masa për rritjen e numrit të autobusëve në të gjitha linjat, ndërsa shumë linja të cilat ishin mbyllur përkohësisht për gati dy vjet u kthyen në funksion.
Në të njëjtën kohë, u lëshuan në qarkullim disa linja provë, të gjitha për t’u lehtësuar qytetarëve, përdoruesve të transportit publik, transport më të arritshëm dhe më të shpejtë nga/deri në destinacionet e duhura.
U vendosën/zgjatën linja provë:
-Linja nate (61 Q. Transportuese - Pobozhje dhe 63 Q. Transportuese - Mralinë)
- Vazhdoi periudha provë për linjat: 50А Q. Klinike - Hipodrom 2 dhe 29 Zhdanec - Karposh 3.
Krahasuar me këtë periudhë, për dallim nga viti i kaluar kur çdo ditë në trafik ishin përfshirë 140 automjete, tani transporti publik zhvillohet me 270 automjete. Me këtë reduktohet automatikisht intervali i pritjes, pra mbërritja/nisja e automjeteve në secilën linjë.
Pas pothuajse dy vitesh ndërprerjeje për shkak të masave Kovid, filluan:
-Linjat e natës (28.12.2021)
-Teleferiku (30.12.2021)
-Tri linjat e autobusit deri në Vodnon e Mesme (30.12.2021)
-Transporti falas për personat e moshuar (25.03.2022)
-U vendos edhe bileta ditore (11.04.2022)
-U lëshuan linja autobusi të përkohshme deri në QS "Boris Trajkovski", si mbështetje e Panairit të librit 2022.
Me punë të përgjegjshme dhe me nikoqirllëk në pjesën e financave në periudhën janar/mars 2022:
Janë realizuar të ardhura nga punët rrjedhëse në vlerë prej 45,7 milionë denarë. Të ardhurat e përgjithshme janë rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për 65%. Janë realizuar dispozita ligjore për pagën minimale dhe pagesën e kompensimit për punën të dielën.
Nga marrja e funksionit janë zhvilluar takime pothuajse me të gjitha bashkësitë urbane/komunat për zgjidhjen e problemeve me transportin publik të raportuara nga qytetarët (ndryshimi i orarit, shkurtimi/zgjerimi i linjave, vendosja/shënimi i stacioneve të autobusëve, vendosja e linjave të reja).
NTP-ja u përfshi në aksionin për ngritjen e vetëdijes për personat me aftësi të kufizuara dhe së shpejti në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të realizohet trajnimi i shoferëve për vetëdijesim më të madh për këtë kategori udhëtarësh.
U vazhdua marrëveshja me Qytetin e Shkupit për transport të organizuar falas për personat me aftësi të kufizuara me automjete speciale. Zyrtarisht u mor vendim për lejimin e transportit të qenve shoqërues për personat me aftësi të kufizuara. U zgjerua rrjeti dytësor i shërbimeve të NTP-së.
U.d. drejtor u angazhua për zero korrupsion dhe parandalimin e konfliktit të interesave, ai ishte edhe pjesë e procedurës së vetingut, proces të cilin e filloi Qyteti i Shkupit.
Edhe përkundër rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës, çmimi i të gjitha shërbimeve (biletave) në NTP ka mbetur i njëjtë, dhe nuk ka pasur as reduktim të orarit të udhëtimeve. Me të tri sindikatat është rënë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re kolektive në interes të punëtorëve në NTP. U mundësua blerja/ validimi i biletës me aplikacion celular, dhe në fazën përfundimtare është edhe përgatitja e ueb faqes së re tëndërmarrjes.
U zgjidh problemi shumëvjeçar i NTP-së me statusin e 82 shoferëve të rinj.
U pagua edhe kësti i parë i kredisë së BERZH për 33 autobusë MAN në vlerën 50 milionë denarë.
Në interes të publikut në ditët në vijim do të bëhet e ditur se kush do ta drejtojë ndërmarrjen, ndërsa Qyteti i Shkupit si themelues i NTP-së do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e komunikacionit në kryeqytet në interes të të gjithë qytetarëve.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK