NË VIJIM ËSHTË PROCEDURA PËR PAGESË TË DETYRUAR PËR TATIMIN MBI PRONËN DHE TAKSËN KOMUNALE - FIRMARINË PËR VITIN 2019 5.10.2020

Qyteti i Shkupit i rikujton të gjithë qytetarët se në përputhje me dispozitat për pagesën e detyruar nga ligji për Tatimet mbi pronën (Gazeta Zyrtare e RM Nr. 61/2004 .... 23/2016), është duke vijuar procedura për pagesën e detyruar të obligimeve tatimore në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për firmarinë për vitin 2019.

Të gjithë obliguesit tatimor që nuk e kanë paguar tatimin mbi pronën për vitin e kaluar 2019 duhet t'i shlyejnë borxhet e papaguara.

Në të njëjtën kohë, Ju informojmë se çdo person fizik ose juridik ka qasje në kartelën e tij financiare, në vendimet e përgatitura dhe mund t'i shtypë ato në: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml.

Rikujtojmë se në vitin aktual, në muajin mars, Qyteti i Shkupit dërgoi paralajmërime për tatimin e papaguar mbi pronën dhe taksën komunale për firmarinë deri te të gjithë personat juridikë dhe fizikë që veprojnë në territorin e Qytetit të Shkupit. Për shkak se afati në të cilin duhej të bëhej pagesa pas marrjes së paralajmërimit ka kaluar, Qyteti i Shkupit është në proces të përgatitjes së vendimeve për pagesën e detyruar që do t'u dorëzohen tatimpaguesve.

Nëse tatimpaguesit nuk veprojnë sipas këtij vendimi, përgatitet vendimi për bllokimin e llogarive të tatimpaguesve në bankat vendore.