DËM I SHKAKTUAR MBI TË MIRËN E QYTETARËVE - TETË KONTEJNERË TË DJEGUR GJATË NJË NATE! 5.11.2019

Gjatë natës së kaluar autorë të panjohur kanë djegur tetë kontejnerë për mbeturina, të vendosur në lagjet Gjorçe Petrov dhe Lisiçe e re, duke shkaktuar dëm të madh material, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara pranë kontejnerëve të djegur për mbeturina.

 

 

Sipas informatave nga NP "Higjena Komunale", dy kontejnerë të instaluar me vëllim prej 3.2 metër kub janë djegur gjatë natës së kaluar në rrugën kryesore në lagjen Gjorce Petrov. Në të njëjtën periudhë janë djegur edhe gjashtë kontejnerë të plastikës prej 1.1 metër kub në vendbanimin e Lisiçe e re.

 

 

Incident i këtillë ka ndodhur edhe gjatë fundjavës në lagjen Radishani kur tre kontejnerë me 1.1 metër kub dhe një kontejnerë special në formë kambane të destinuar për selektimin e qelqit janë djegur nga persona të papërgjegjshëm. Më parë, një kontejner i ri është djegur në rrugën Franklin Ruzvelt.

 

 

Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve të mbeturinave janë raportuar në organet  kompetente dhe do të merren masa adekuate për gjetjen dhe sanksionimin e shkelësve. Kontejnerët e djegur në rrugën Gjorçe Petrov tashmë janë zëvendësuar me të rinj.

Qyteti i Shkupit dhe NP "Higjiena Komunale" U bëjnë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në mënyrë që të mundësojnë grumbullimin efikas të mbeturinave komunale dhe të mirëmbahet higjiena publike. Kontejnerët e mbeturinave blihen me para nga qytetarët, dhe dëmtimi i tyre shkakton dëme të mëdha financiare. Prandaj, inkurajojmë qytetarët të raportojnë çdo rast vandalizmi mbi kontejnerët dhe pajisjet e tjera urbane për të ruajtur rendin komunal në qytet dhe sipërfaqet publike të jenë të pastra dhe të rregullta.