NJOFTIM PUBLIK 6.2.2024

Është nder dhe kënaqësi e veçantë që projektet që i premtuam në programin “Për Shkupin Modern” po realizohen me një dinamikë të shkëlqyer. Edhe përkundër të gjitha bllokadave në Këshillin e Qytetit të Shkupit, arritëm të investojmë dhe realizojmë një numër të madh projektesh kapitale që do të ndryshojnë rrënjësisht jetën në kryeqytet.

Pikërisht një projekt i tillë është ndërtimi i bulevardit “Ljubjanska”, realizimi i të cilit fillon sot. Në përputhje me projektin, bëhet fjalë për zgjidhje të re bulevardi në rrugën “Lubjanska”, me lidhjen e një ure të re në lumin Vardar të tipit të ashtuquajtur “extradosed bridge”.


Kjo zgjidhje e komunikacionit do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të Komunës së Karposhit duke e lidhur direkt lagjen Karposh me rrugën “Skupi”. Një zgjidhje e tillë jo vetëm që do të shkurtojë kohën e udhëtimit, por edhe do të reduktojë ndjeshëm kaosin në trafikun rrugor në këtë pjesë të qytetit.

Në këtë fazë, përveç zgjidhjes së bulevardit, po ndërtohet edhe korsi e re për biçikleta dhe këmbësorë me rregullim adekuat të parterit, gjë me të cilën realizojmë në vazhdimësi projektet nga programi që mori mbështetjen e shumicës së shkupjanëve.