Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike për transportuesit privatë në transportin publik 6.3.2023

Thirrja publike përmban të njëjtat kushte aplikimi si në dy thirrjet e mëparshme publike. Thirrja u përgatit me pjesëmarrjen e trupit të ri koordinues të transportuesve, përfaqësuesit e të cilit theksuan se duan të kryejnë aktivitetin me ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë dhe të respektojnë kontratën për kryerjen e transportit publik.


Në këtë thirrje publike nuk do të mund të marrin pjesë “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres” për shkak të ndërprerjes së kontratës, e cila parashikonte ndalim pjesëmarrjeje nëse kontrata ndërpritet para skadimit të saj dhe për faj të tyre.


Qyteti i Shkupit nuk ka borxh ndaj transportuesve, dispozitat kontraktore parashikojnë vetëm kushte për kryerjen e transportit në territorin e qytetit. Për sa i përket obligimeve aktuale nga NTP-Shkup ndaj transportuesve privatë, ato do të paguhen në përputhje me kontratat e nënshkruara, ndërkohë që vijon thirrja publike për kontrata të reja për transportin publik.
Qyteti i Shkupit përfundimisht po vendos rregull në transportin publik të udhëtarëve, sipas të gjitha standardeve, ndërsa trupi i ri koordinues i transportuesve tregoi dëshirë për bashkëpunim dhe përshtatje sipas standardeve në mënyrë që qytetarët të kenë transport publik cilësor.


Për këtë vit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të transportit publik, është planifikuar rritja e mëtejshme e kapaciteteve të NTP-së me autobusë të rinj ekologjikë.