Filloi rikonstruksioni i rr. „Radishanska“ në Butel 6.3.2023

Sot filluam rikonstruksionin e rrugës “Radishanska”, e cila është pjesë e projektit “Shkupi pa vendbanime të harruara” nga programi “Për Shkupin Modern”. Rikonstruksioni i kësaj rruge të rëndësishme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit është përmbushje edhe e një kërkese tjetër shumëvjeçare të qytetarëve.

Me përmbushjen e premtimit për rikonstruksionin e njërës prej rrugëve më të rëndësishme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit në komunën e Butelit, rruga “Radishanska” po rikonstruktohet në gjatësi prej 1.100 metrash, gjë me të cilën mundësohet rritja e sigurisë për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Jemi duke rikonstruktuar rrugën automobilistike në një sipërfaqe prej 7.363 m2, bordurat dhe trotuaret, dhe qytetarët në këtë pjesë të qytetit do të kenë parter të rregulluar dhe rikonstruksion të stacionit të fundit të autobusit në linjën numër 57.