Qyteti i Shkupit nikoqir i Kampionatit evropian në volejboll 6.7.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski dhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, Petar Jovanovski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për organizimin e garave në grupin “C” në Kampionatin evropian të volejbollit 2023 (meshkuj) në Shkup.
Shkupi, nga data 30 gusht deri më 6 shtator, është nikoqir i grupit “C” të Kampionatit evropian të volejbollit për meshkuj 2023, ndërsa kjo ngjarje sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e madhe për afirmimin e qytetit tonë si destinacion sportiv-turistik.
Me këtë memorandum vendoset bashkëpunimi ndërmjet Qytetit të Shkupit, Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit dhe Federatës së volejbollit të Maqedonisë, me qëllim të koordinimit efikas dhe mbështetjes tekniko-logjistike për organizim të përbashkët të suksesshëm të këtij kampionati ndërkombëtar sportiv.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK