„CVETAN DIMOV“ ME FASADË TË RE ME EFIKASITET ENERGJETIK 6.9.2019

Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit "Cvetan Dimov" nga sot ka fasadë të re, me efikasitet energjetik, me pamje moderne të ndryshuar në stil specifik vizual dhe estetik. Fasada është bërë nga panele të përbëra alumini në ngjyrë, dhe shtresë  adekuate në përputhje me standardet më të fundit botërore për mbrojtje nga zjarri, efikasitet energjetik dhe izolimi termik. Shkollën “Cvetan Dimov” në Çair e vizituan sot kryetari Shilegov dhe ministri i arsimit Arber Ademi.

-  Ky është vizioni që ne si Qytet e kemi për atë se si duhet të duken vërtet shkollat, vendet ku fëmijët tanë marrin arsimimin e tyre. Paratë e qytetarëve tanë i shpenzojmë për prioritetet e vërteta, për arritjet më të larta teknologjike që janë në treg, në vend të stiroporit që më parë ishte karakteristikë e shpenzimeve të parave të Qytetit. Ky aktivitet ndërtimor ka kushtuar rreth 34 milion denarë - tha sot kryetari Shilegov.

 

Ai shtoi se në fazë përfundimtare është edhe rikonstruksioni i fasadës së shkollës së mesme "Maria Kiri Skllodovska" dhe theksoi se Qyteti i Shkupit vazhdimisht investon në arsim dhe siguron kushte më të mira hapësinore dhe të tjera për mësimdhënie dhe aktivitetet jashtëshkollore, në përputhje me kompetencat e vetëqeverisjes lokale dhe ka partner të mirë edhe në Ministrinë e Arsimit.