550 AMVISËRI KANË APLIKUAR PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA 6.9.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se mjetet financiare të parashikuara për subvencione për blerjen e stufave me peleta janë shterur, respektivisht deri sot në ora 3 kanë arritur  550 kërkesa.

Me këtë, është plotësuar kushti për përfundimin e thirrjes publike të Qytetit të Shkupit, dhe kërkesat e qytetarëve për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta për vitin 2019 nuk do të pranohen nga punonjësit në arkivin e Qytetit të Shkupit.

Me Thirrjen publike për subvencione për blerjen e stufave me peleta, Qyteti i Shkupit qytetarëve të cilët kanë blerë stufa me peleta nga data  01 Nëntor 2018, deri në ditën e përfundimit të Thirrjes do t’u kompensojë një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta në lartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me përfshirjen e tatimit personal të të ardhurave për amvisëri. Thirrja publike realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike kanë pas banorët e qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj), të cilët kanë blerë stufa me peleta për ngrohjen e amvisërive të tyre (ambientit të tyre banesorë) nga dita e shpalljes së Thirrjes publike deri në ditën e përfundimit të thirrjes dhe kanë dorëzuar kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të stufave me peleta.

Në Thirrjen publike nuk kanë pas të drejtë të marrin pjesë banorët ( amvisëritë) që kanë objekte banesore me lidhje në ngrohjen qendrore të qytetit, pa marrë parasysh nëse e shfrytëzojnë atë, si dhe banorët (amvisëritë) pronarë të objekteve banesore të cilat janë akoma në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në to.

Stimulimi i qytetarëve për të përdorur karburant më të pastër dhe stufa më cilësore për të ngrohur shtëpitë e tyre – stufa me efikasitet më të lartë energjetik dhe emetime më të ulëta në ajërt është një nga masat që Qyteti i Shkupit i ka ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit ambiental dhe për të luftuar ndotjen e ajrit gjatë muajve të dimrit.

Në më pak se dy vjet, në tre aksione janë ndarë gjithsej 572 subvencione për blerjen e stufave me sobave me peleta.