ËSHTË RIKONSTRUKTUAR RRUGA VOSTANIÇKA NË KISELLA VODA 6.11.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit përfunduan rikonstruksionin e rrugës Vostaniçka në komunën Kisella Voda. Kjo rrugë u rikonstruktua në pjesën nga rruga Crniçe deri te rruga Shën.Naumi i Ohrit. Në pjesën rrugore e 1.100 metra, pos rrugës janë rikonstruktuar edhe skajoret dhe trotuaret me zëvendësimin e pllakave te bekatonit, aty ku ishte e nevojshme.

Me kërkesë të qytetarëve, në trotuaret e kryqëzimeve të rrugës Vostaniçka, do të vendosen shtylla për të pas shikueshmëri më të madhe dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Është e rëndësishme të theksohet se me këtë rikonstruksion është zgjidhur  një problem që për vite me radhë i ka munduar qytetarët e kësaj pjese të qytetit – në rrugën Vostaniçka është riparuar edhe rrjeti i ujësjellësit dhe 76 kyçës të rinj janë bërë në rrjetin e ujësjellësit për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë.

Rruga Vostaniçka është  vazhdim i rrugëve Bihaçka dhe Crniçe të cilat u rikonstruktuan vitin e kaluar.