Kryetarja Arsovska në kremtimin e 30-të të festës së Buzmit para Katedrales "Shën Klimenti i Ohrit" 6.1.2022

Me ndarjen tradicionale të degëve të shenjtëruara të Buzmit dhe tubimin popullor para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, sot u mbajt kremtimi i 30-të i Buzmit në Shkup.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në fjalën e saj drejtuar qytetarëve para Katedrales foli për rëndësinë e festës së Buzmit, duke ju uruar të gjithë qytetarëve shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

- Ju uroj shëndet të mirë, shumë suksese, mirëqenie për të gjithë. Dashuria dhe respekti duhet të jenë pasqyrim i krishterimit çdo ditë të vitit. Prandaj dua t'ju uroj që të respektojmë njëri-tjetrin, të jemi humanë dhe të ndihmojmë, t'i zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe të mundësojmë që të gjithë ta kalojnë këtë vit shumë më mirë dhe shumë më të lumtur se viti që kaloi, tha kryetarja Arsovska.

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit z.z. Stefan, pas shenjtëroi pogaçen, tha se nuk ka asgjë më të domosdoshme sesa paqja në vendin tonë, nga paqja e çdo njeriu, nga paqja në familje dhe paqja midis shteteve dhe kombeve, dhe qytetarët të jetojnë në paqe dhe të tregojnë vullnet të mirë mes tyre.

- Çdo gjë që po përgatitim dhe po bëjmë për festat, për lavdinë dhe nderin e Zotit dhe shenjtorëve të tij, duhet të jetë pasqyrë e asaj që e përjetojmë vazhdimisht në vetvete. Vetëm kështu, vetëm duke jetuar sipas besimit, çdo ditë do të na ngjajë dhe do të jetë si Krishtlindjet. Ne jemi nga ato kombe që kremtojmë me gëzim të veçantë festën e lindjes së Krishtit, në familje, mes fqinjëve, madje edhe në lagje të tëra. Shkupjanët me dekada të tëra tregojnë se sa shumë na afron festa e sotme, sa na sjell gëzim të gjithëve, tha Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z. z. Stefan.

Kumbarët e sivjetmë të Buzmit, Dragan Spasov - Dac dhe Aleksandar Mitevski, si dhe dollitësi Zhivko Popovski - Cvetin, u uruan festën e qytetarëve, duke u dëshiruar shëndet, buzëqeshje dhe paqe në çdo shtëpi.

Kumbari i vitit të kaluar dr. Nikola Panovski dërgoi urimet e tij të sinqerta për shpirt të mirë, kurse Buzmi dhe Krishtlindjet të na japin shumë forcë tani kur e kemi më shumë se të nevojshme, duke thënë më tej se ky vit kur kumbaria u bartet shumë artistëve, dëshiron që të jetë viti i artit, i krijimtarisë dhe viti i zgjimit.