FTESË PËR SEANCËN E DYZET E NËNTË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 6.2.2020

Këshilli i  Qytetit të Shkupit,  më 11 shkurt 2020 (e martë), duke filluar nga ora 11:00 mban seancën e dyzenëntë

     

1. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për periudhën 01.01. deri më 12. 2019;

2. Propozim – Vendim për ndryshimin e radhitjes së mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020;

3. Propozim-Vendim për pranimin në pronësi të një automjeti motorik;

4. Propozim-Vendim për shitjen e pasurisë së paluajtshme – objekt banimi;

5. Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit dhe të drejtës për ndërtim të objektit;

6. Propozim-Vendim për subvencionimin e NP Deponia Drislla - Shkup;

7. Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të objektit të paluajtshëm IP “Salla Universale” – Shkup;

8. Propozim-Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për familjet me objekte banesore të djegura në Komunën Shuto Orizare;

9. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Vendimit për ndryshimin e Vendimit për lirimin nga pagesa e një pjese të ujit të shpenzuar për shfrytëzuesit që pranojnë asistencë të vazhdueshme financiare;

10. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Vendimit statutar për ndryshimin e statutit të NP “Higjiena Komunale”- Shkup;

11. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Statutit të NP Deponia Drislla - Shkup;

12. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Vendimit për dhënien e donacionit – pronës së luajtshme - elektromobila NP “Parkingu i Qytetit”;

13. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Programit investues të NP „Lajka“ - Shkup për vitin 2020;

14. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Programit për mirëqenien e kafshëve endacake në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2020;

15. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Programit investues të NP Deponia Drislla - Shkup për vitin 2020;

16. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Programit të punës të NP Deponia Drislla – Shkup për vitin 2020;

17. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim Vendimit për ndryshimin e çmimeve të shërbimeve në IP Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinov “- Shkup;

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.