SHILEGOV: JANË REALIZUAR GJITHSEJ 87.2% E TË ARDHURAVE TË PLANIFIKUARA NGA 2019 6.2.2020

Kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media, dha një pasqyrë për atë sesi Qyteti i Shkupit i ka shfrytëzuar mjetet buxhetore për periudhën nga data 01.01 deri më 31.12.2019.

- Qytetarët meritojnë informata se si Qyteti i Shkupit ka menaxhuar me mjetet buxhetore  për vitin e kaluar 2019. Në këtë drejtim, dua të theksoj se, kur do të krahasojmë me 5 vitet e fundit, dallimi është më se i dukshëm në favor të realizimit të interesave të bashkëqytetarëve tanë. Udhëheqja me mjete buxhetore në vitin 2019 u bazua në principet e efikasitetit, efektivitetit dhe transparencës në punë, me qëllim kursimin e buxhetit dhe përdorimin optimal të burimeve.

 - Për vitin 2019, në buxhetin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit janë realizuar 2% e të ardhurave totale të parashikuara dhe hyrje të tjera, në lartësi prej 5.7 miliardë denarë. Shpenzimet totale dhe daljet e tjera në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019 janë realizuar me 82% të shumës së planifikuar ose prej gjithsej 5.3 miliardë denarë. Shpenzimet totale dhe daljet e tjera në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019 janë realizuar me 82% të shumës së planifikuar ose në vlerë prej 5.3 miliardë denarë. Sa i përket realizimit të shpenzimeve sipas kategorive të shpenzimeve, rrjedhëse – shpenzime operative janë realizuar me 86.4%, dhe kapitalet me rekord 72% nga të planifikuarat - tha Shilegov.

Ai shtoi se realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në vitin 2019 njëkohësisht, në krahasim me 5 vitet e fundit, u rrit nga 20 deri në 40 përqind, respektivisht Qyteti i Shkupit në vitin e kaluar 2019 ka shënuar rezultatet më të mira të punës së tij deri më tani.

- E njëjta gjë vlen edhe për realizimin procentual të Buxheteve, krahasuar me buxhetet e planifikuara në vitet e kaluara. Realizimi i Buxhetit për vitin 2019 është më i miri deri më tani dhe është rritur me 10 deri në 20 përqind krahasuar me 5 vitet e fundit. Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar, përveç që ishte i përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve, ka punuar edhe në projekte kapitale dhe realizimin e tyre duke investuar njëkohësisht në disa fusha në përputhje me  kompetencat që i ka. Qyteti i Shkupit ka arritur ta mbajë edhe likuiditetin në nivel të kënaqshëm. Qyteti i Shkupit, me punën e tij të mirë, më 31.12.2019 ka shënuar bilanc që nuk mbahet mend deri më tani, në shumë prej 1,935,935,290 denarë - tha Shilegov.

 

Shilegov theksoi se këto rezultate financiare para së gjithash janë shënuar për shkak të aktiviteteve intensive në fushën e projekteve të infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit jetësor, krijimin e GES dhe një sërë aktivitetesh të tjera të cilët qytetarët tashmë kanë mundësinë për t’i përjetuar dhe njohin si politika përgjegjëse të kësaj administrate të qytetit.

- Në fund, dua të nënvizoj se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të punojë në përmbushjen e interesave Tuaja, duke u dalë përballë nevojave Tuaja me qasjen ndaj zgjidhjeve sistematike të sfidave aktuale. Jam i bindur që kjo qasje ndaj punës dhe obligimeve do të kontribuojë që Shkupi të bëhet në të ardhmen Qyteti që e meritojnë qytetarët e Shkupit, metropol për të cilin do të krenohemi të gjithë - tha Shilegov në konferencën e sotme për media.