LSDM për katër vite nuk bëri asgjë për ajrin e ndotur në Shkup, 82 ditë mjaftuan për të pastruar mbi 150 deponi ilegale 6.2.2022

Kryetarja Arsovska në fushatën parazgjedhore premtoi se deponitë e paligjshme të detektuara që kontribuojnë në ndotjen e ajrit, të cilin e thithin banorët e Shkupit do të pastrohen, dhe kjo ishte një nga prioritetet kryesore që tashmë janë realizuar.
Administratës së re të Qytetit i mjaftuan vetëm  82 ditë për të pastruar plotësisht mbi 150 deponi ilegale që ishin burim ndotjeje për çdo vendbanim. Për disa nga deponitë ilegale të pastruara ka mundësi për gjelbërimin e sipërfaqeve, ndërsa në periudhën e ardhshme do të fillojë realizimi i megaparkut të ri në komunën e Gjorçe Petrovit, pikërisht aty ku në vitet e kaluara ishte një nga deponitë më të mëdha në Shkup, në mbi 10 mijë metra katrorë.
Nëse LSDM-ja do të ishte përkushtuar për këtë problem në katër vitet e fundit, do të dinte saktësisht se cilat janë kompetencat e Qytetit të Shkupit në lidhje me deponitë e paligjshme dhe cilat janë procedurat për zgjidhjen e këtyre  deponive në hapësira publike dhe ato në pronë private. Por, për fat të keq, sikurse në të kaluarën, vazhdojnë të shërbehen me gënjeshtra dhe manipulime për të mbuluar paaftësinë e tyre dhe fakti që nuk mund ta pranojnë humbjen në zgjedhjet lokale është arsyeja pse ata vazhdimisht shërbehen çdo ditë me sulme dhe sabotime.
Inspektorati i Qytetit të Shkupit çdo ditë është në terren për lokalizimin dhe sanksionimin e të gjithë atyre që me vetëdije dhe përfitime kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Kushdo që hedh mbeturina të rënda në sipërfaqe publike apo pronë private do të sanksionohet përkatësisht, dhe Shkupi nuk do të jetë më deponi e madhe sic e shndërroi në katër vitet e kaluara pushteti i mëparshëm lokal i udhëhequr nga LSDM.
Imperativi kryesor i Qytetit të Shkupit mbetet zmadhimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe zbukurimi i çdo vendbanimi ku qytetarët e Shkupit do të mund të kalojnë kohën e lirë.