Stacioni pastrues në Volkovë në janar ka pastruar 71.339 metra kub ujëra të zeza 6.2.2022

Gjatë muajit janar të këtij viti, në stacionin pastrues të ujërave të zeza në Volkovë janë pastruar gjithsej 71.339 metra kub ujëra të zeza. Me këtë, nga paratrajtimi mekanik i ujit janë larguar afërsisht 2 tonë mbeturina të ndryshme, njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Sracioni për pastrimin e ujërave të zeza në Volkovë është i destinuar për pastrimin e ujërave të zeza komunale që vijnë nga zona e grumbullimit të vendbanimeve Kisela Jabuka, Stopanski Dvor dhe Volkovë. Stacioni është projektuar për 19,500 banorë ekuivalent. Për pastrimin e ujërave të zeza përdoret teknologjia moderne SBR dhe janë bërë analiza të parametrave që parashikohen në lejen për derdhjen e ujërave të zeza në lumin Lepenec.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” informon se në periudhën prej datës 03.01.2022 deri më 31.01.2022 janë bërë analiza në 14 mostra nga dy pika matëse. Analizat e kryera tregojnë rezultate të kënaqshme dhe përqindje të lartë të efektit të pastrimit, kurse vlerat e parametrave të daljes lëvizin brenda kufijve të përqendrimeve maksimale të lejuara sipas Rregullores.