Arsovska nënshkroi Memorandum me USAID për përmirësimin buxhetor dhe shfrytëzimin e resurseve të komunave 6.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në kuadër të ngjarjes nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për partneritete të reja dhe buxhetim më të mirë komunal, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunave, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me USAID. Memorandumi do të mundësojë përforcimin e qëndrueshmërisë së financave komunale dhe përmirësimin e procesit të decentralizimit fiskal të Qytetit të Shkupit.

Kryetarja tha se reformat pozitive për rritjen e shkallës së decentralizimit mund të krijojnë një bazë të mirë për krijimin e politikave edhe më të favorshme që ndikojnë në qeverisjen e mirë lokale, por edhe janë të mirëseardhura për të përforcuar zërin e njësive vetëqeverisjes lokale në krijimin e politikave kombëtare.

- Besoj se me këtë memorandum bashkëpunimi, së bashku do të mundësojmë përmirësimin e funksionalitetit të administratës tatimore lokale dhe rritjen e pagesës të të ardhurave nga burimet vetanake. Kjo është e një rëndësie të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social dhe ekonomik lokal, por edhe një hap drejt rritjes së përgjegjësisë sociale të të gjithë aktorëve shoqërorë, tha Arsovska.

Kryetarja shtoi se ky bashkëpunim kyç mund të kontribuojë në tejkalimin e sfidave, përmirësimin e procesit të buxhetimit dhe të krijon zhvendosje pozitive në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë në financat komunale. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i procesit të decentralizimit fiskal është i domosdoshëm për t'iu mundësuar komunave pavarësinë e nevojshme në veprim, por edhe pavarësi më të madhe në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.