Qyteti i Shkupit me organizatat partnere dhe mbi 200 vullnetarë në aksionin për Vodnon më të mirë dhe më të pastër 6.5.2022

Vullnetarët pjesëmarrës në aksionin e sotëm të madh për pastrimin e Vodnos nga Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike të Qytetit, “Pivara Shkup”, “Pakomak”, “Men & Mountain” dhe ambasadat e SHBA-së, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe Holandës sot veprojnë të ndarë në disa grupe për mbulim sa më të madh dhe të sa më shumë lokacioneve që të jetë e mundur në mal.

Një grup u ngjit në majën e Vodnos dhe pastruan shtegun e pensionistëve deri në Vodnon e Mesme, grupi tjetër pastruon rrugën e asfaltuar, grup i tretë u vendos në segmentin nga Vodnoja e Mesme deri në stacionin e policisë - shtegu i pyllit për këmbësorët, dhe grup i katërt në Vodnon e mesme po pastron parqet. Grupe vullnetarësh pastrojnë gjithashtu në drejtimin nga Matka (një kilometër), belvederin,  segmentin drejt Sonjes së Epërme dhe rreth kryqit. Të gjithë vullnetarët në fillim të aksionit janë pajisur me thasë për mbetje dhe doreza mbrojtëse.

Aktivitetet e sotme për pastrimin e Vodnos janë fillimi i pjesës pranverore të aksionit ekologjik më të madh deri më tani “Pastrim gjeneral fundjave 2022”, i cili nga sot deri më 8 maj do të realizohet në 26 komuna në mbarë vendin. Aksioni i pastrimit në të cilin u përfshi në mënyrë aktive Qyteti i Shkupit realizohet së bashku me partnerët “Pivara Shkup”, “Pakomak” dhe kompaninë “Man And Mountain”.