KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT DO TË DISKUTOJË PËR REBALANCIN E BUXHETIT PËR VITIN 2021 6.7.2021

Në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të shqyrtohet Propozimi për ndryshimin e Buxhetit të Qytetit Shkupi për vitin 2021, me të cilin parashikohet që i njëjti të rritet për 7,4 për qind, më saktësisht të ketë rritje për 531.264.000 denarë. Me këtë rebalanc në vend të 7.207.490.000 të parashikuara, Qyteti i Shkupit planifikon të shpenzojë gjithsej 7.738.754.000 denarë gjatë vitit 2021.

Rritjet bëhen në buxhetin bazë të Qytetit të Shkupit, në vlerë prej 650 milionë denarë, si dhe në buxhetin e donacioneve, ku propozohet rritje e mjeteve në shumën prej 10,9 milionë denarëve. Shkurtime kemi në buxhetin e dotacioneve, ku bëhet zvogëlimi i shumës prej 29,6 milionë denarë, si dhe në buxhetin e kredive, ku është propozuar zvogëlim prej 100 milion denarë.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të diskutojë edhe për Propozim-Vendimin për formimin e Trupit Koordinues ′′Shkupi 2028-kandidat për Kryeqytetin Evropian të Kulturës", ku propozohet formimi i organit special i cili ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve që dalin nga kandidatura për këtë titull. I njëjti do të përbëhej nga kryetari, nënkryetari dhe 19 anëtarë, ndërkaq të njëjtit përfaqësues janë të punësuar në Qytetin e Shkupit, Qeveria e RMV dhe Ministrinë e Kulturës, institucionet kulturore publike të Qytetit të Shkupit dhe RMV, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përveç kësaj, Këshilli do të diskutojë edhe për vendimin për dhënien e shpërblimit në shumën prej 100.000 mijë denarë për Drita Islamin, për suksesin e arritur, për vendin e parë në Kampionatin ekipor Evropian në Atletikë, ligën e tretë në Limasol - Qipro, në 400 metra me pengesa e që vendosi rekord të ri shtetëror.

Përveç këtyre pikave, këshilltarët do të diskutojnë për më shumë raporte, programe për punë dhe vendime nga fusha e punës së ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore të qytetit.