QYTETI I SHKUPIT I ZËVENDËSON DRITAT E VJETRA ME LED DRITA TË REJA DHE MODERNE – PJESË E PROJEKTIT SMART SITI 6.7.2021

Qyteti i Shkupit filloi mbrëmë instalimin e dritave LED të ndriçimit rrugor në rrugën Franklin Ruzvelt, në pjesën nga rruga Vasill Gjorgov deri te Kopshti Zoologjik, ku do të instalohen 43 drita.

Instalimi i dritave LED për ndriçimin e rrugëve të qytetit është pjesë e projektit "Qyteti i mençur "(Smart city)  të cilin e realizon Telekomi i Maqedonisë, me ndihmën e teknologjisë më bashkëkohore, e cila është unike jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

Instalimi i dritave LED vazhdon në bulevardin Ilinden, në pjesën nga Kopshti Zoologjik deri te ura "Goce Dellçev". Në këtë pjesë tani ka 75 drita në rrugë, drita natriumi me fuqi 250 W, dhe ato do të zëvendësohen me drita LED 136 W, ndërsa dritat e drejtuara kah shtegu i këmbësorëve në këtë pjesë janë 28 në numër me fuqi 150 W, dhe tani ato do të zëvendësohen me drita LED 69 W .

Në ditët në vijim, ndriçimi LED do të instalohet në bulevardet Aradhet partizane dhe Aleksandri i Maqedonisë, përgjatë gjithë gjatësisë së tyre.

Është e rëndësishme të theksohet se 53 LED dritat e para janë instaluar në bulevardin Nikolla Karev, i cili është afër përfundimit të rikonstruksionit.

Instalimi i LED dritave për ndriçimin rrugor në rrugët e qytetit është në përputhje me marrëveshjen e lidhur midis Qytetit të Shkupit dhe grupit të ofertuesve Telekomi i Maqedonisë - Shkup, VERSO - Zagreb dhe Vint - Shkup për Prokurimin dhe implementimin e sistemit të ndriçimit të mençur dhe platformës për qytetin digjital.

Përfitimi fillestar i këtij projekti të madh do të jetë futja e LED ndriçimit LED në rrugët e qytetit, i cili do të modernizojë ndriçimin dhe menaxhimin e tij, dhe do të ulë shpenzimet. Me këtë projekt parashikohet instalimi i rreth 10.000 dritave LED dhe digjitalizimin e sistemit të ndriçimit, me ç’rast me ndihmën e mjeteve inteligjente ndriçimi do të shkëlqejë ose ndriçojë aq sa nevojitet në moment, në varësi të lëvizjes së njerëzve dhe errësirës së mjedisit. Me këtë projekt, Qyteti i Shkupit pret kursime prej rreth 60 deri në 70 përqind në mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor.

Ky projekt përveç ndriçimit inteligjent, përfshin module të tjera që përbëjnë -Smart City- dhe janë në proces implementimi, siç janë shpenzimi i mençur i ujit, parkimi i mençur, mbështetja ndaj përdoruesve, qendra e kontaktit dhe cilësia e ajrit.