Arsovska: Мe ritëm të përshpejtuar po ndërtohen rrugët e reja në vendbanimin Volkovë 6.7.2022

Ndërtimi i rrugëve të reja në vendbanimet në komunën Gjorçe Petrov po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar. Sot ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” punojnë në vendbanimin Volkovë, ndërsa punimet ndërtimore i inspektoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov.

- Po punojmë me ritëm të përshpejtuar në ndërtimin e rrjetit rrugor në vendbanimet e komunës Gjorçe Petrov.  Në vendbanimin Volkovë po punohet në rrugën 3, ku në ditët në vijim do të kryhet gërmimi dhe përgatitja për asfaltim.  Me këtë aksion ndërtimor do të ndërtohen më shumë se 20 rrugë në komunën Gjorçe Petrov të cilat deri më tani nuk janë asfaltuar. Tani, me kërkesë të  qytetarëve, disa vendbanime nga kjo komunë do të kenë rrugë dhe kushte të reja ashtu siç meritojnë banorët. Qëllimi ynë është që në Shkup të mos ketë më vendbanime të harruara, por qyteti të zhvillohet në mënyrë të balancuar, si në pjesët urbane ashtu edhe në ato rurale. Këtë e meritojnë bashkëqytetarët tanë - tha sot kryetarja Arsovska.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit po ndërtojnë rrugë të reja në pesë vendbanime në komunën Gjorçe Petrov – në Volkovë, Kisela Jabuka, Dame Gruev, Novo Selë dhe Stopanski Dvor, ku do të ndërtohet infrastruktura rrugore në një gjatësi prej pesë kilometrash.

Nga fillimi i këtij aksioni ndërtimor, vetëm për 20 ditë, janë asfaltuar rrugët 46, 46А, 68, 4, 6 dhe 10  në vendbanimin Kisela Jabuka. Në vendbanimin Novo Selë, nga ana tjetër, janë asfaltuar rruga 1 dega e majtë dhe rruga 1 dega e djathtë me sipërfaqe 560 metra katrorë.