APLIKONI PËR PASTRIM FALAS TË OXHAKUT TUAJ 6.8.2020

Qyteti  i Shkupit, i rikujton qytetarët se është duke vijuar ndarja e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të reduktuar pasojat e ndotjes së ajrit. Deri më tani, për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve janë paraqitur rreth 95 kërkesa nga qytetarët,


Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për të pastruar oxhaqet, në vlerë prej 1.000 denarë, dhe për subvencionet mund të paraqesin kërkesë personat fizik dhe personat juridik vendbanimi ose qëndrimi i të cilëve është në territorin qytetit të Shkupit.

Subvencionet vlejnë edhe për pastrimin e oxhaqeve nga data 01.01.2020 , ndërsa thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30.11.2020, sipas principit “i ardhuri i parë, shërbehet i pari” , përkatësisht deri në realizimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Më shumë informata për thirrjen publike mund të mirrni në lidhjen e internetit: https://skopje.gov.mk/media/4995/javen-povik-odzacari-alb-2020.pdf

Problemi kryesor në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilin ballafaqohet Qyteti i Shkupit, është cilësia e keqe e ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PМ10 dhe PМ2,5).Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe teknikisht të parregullta, si dhe nga pastrimi dhe mirëmbajtja jo e rregullt e oxhaqeve.

Dihet që rreziku i oxhaqeve të neglizhuara dhe të papastërta është i lartë. Jo vetëm ndotja dhe emetimi i grimcave PM 10 është i lartë, por kërcënohet edhe siguria e përdoruesve nëse nuk bëhet pastrimi i rregullt i oxhaqeve. Është e këshillueshme që të pastrohen oxhaqet 3 herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe njëherë kur të  përfundojë sezoni i ngrohjes.

Rikujtojmë se Qyteti I Shkupit këtë masë e ka realizuar edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione.