THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E ASISTENTËVE ARSIMOR 9.8.2021

Qyteti i Shkupit ka shpall Thirrje publike për angazhimin e asistentëve arsimor për nevojat e nxënësve me nevoja të posaçme arsimore në Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2021-2021.

Të gjithë personat e evidentuar të papunë, të cilët shprehin interesim të përfshihen në Programin për punë të dobishme komunale, projekti “Mbështetje e përfshirjes në procesin arsimor -  avancimi i të drejtave dhe mundësive të kategorive të qytetarëve në nevojë në Qytetin e Shkupit”, për angazhim në punë për 20 (njëzet) orë në javë për periudhën prej 9 (nëntë) muajsh me qëllim përvetësimin e aftësive dhe përfshirjen e tyre graduale në tregun e punës, të paraqiten në Agjencinë për Punësime të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Qendra për Punësime e Qytetit të Shkupit.

Personat e evidentuar të papunë, do të përfshihen në Programin “Punë e dobishme komunale”, do të angazhohen në punë për 20 (njëzet) orë pune në javë, ku gjatë kohës së trajnimit të detyrueshëm për  tre muaj për personat që nuk posedojnë certifikatë adekuate për aftësi/kompetenca të fituara për profesione nga sfera sociale dhe shëndetësore në përputhje me shërbimin që duhet të ofrohet dhe gjatë kohës së angazhimit në punë prej 6 (gjashtë)muaj/9(nëntë) muaj, statusi i personave të papunë mbetet i pandryshuar.

Personat e evidentuar të papunë, të cilët do të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin për punë të dobishme komunale, duhet t’i përkasin njërit prej këtyre grupeve të synuara të personave të papunësuar: persona të papunësuar një periudhë më të gjatë kohore (mbi 12 muaj në evidencë, me përparësi për personat e papunësuar mbi 5 vite),të rinj deri në moshën 29 vjeçare, persona më të vjetër se 50 vjet, persona përfitues të ndihmës sociale ose përfitues të kompensimit në të holla në bazë të papunësisë, persona që kanë qenë përfitues të Programit për kompensim të kushtëzuar në të holla për arsimin e mesëm, persona të cilët kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës familjare, gra që i përkasin bashkësisë etnike rome, prindër kryefamiljarë, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, prindër të 3 apo më shumë fëmijëve, persona të papunë, punësimi i të cilëve është ndërprerë në periudhën e Korona virusit -  COVID-19

Personat e papunë që janë të interesuar, Aplikimet për pjesëmarrje në Programin “Punë e dobishme komunale”, mund t’i dorëzojnë në Agjencinë për Punësime të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Qendra për Punësime e qytetit të Shkupit, në periudhën nga 04.08.2021 deri më 13.08.2021, nga ora  08:00 deri në orën 14:00.

Informacione më të hollësishme në lidhje me Programin “Punë e dobishme komunale”,  mund të merren në Sektorin për Arsim pranë Qytetit të Shkupit, te Sultana Çuleva, Koordinator komunal për Programin “Punë e dobishme komunale”, tel: 070/303/885

Thirrja publike e plotë në linkun më poshtë: https://skopje.gov.mk/sq/apliciraj/javni-povici/