SHILEGOV: GËNJESHTRAT E VMRO-DPMNE NUK MUND DHE NUK DUHET TË JENË ALTERNATIVË PËR SHKUPIN 6.9.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp iu përgjigj akuzave disa javore nga partia opozitare VMRO-DPMNE në lidhje me pronën e tij.

- Sot jam këtu para jush, ashtu siç premtova, njëherë dhe vetëm njëherë, në një konferencë shtypi, të demantoj gënjeshtrat e paskrupullta që VMRO-DPMNE  i plason në dhjetë ditët e fundit, të lidhura me shtëpinë e familjes sime dhe me pronën time. Shtëpia e familjes sime në Taftalixhe është ndërtuar nga ana e babait tim të ndjerë në vitin 1995 dhe unë jam pronar i saj nga viti 2006. Siç mund të shikohet në këtë marrëveshje, bëhet fjalë për një shtëpi me kat përdhes, kat të parë, kat të dytë dhe çati. Gënjeshtra numër 1 e VMRO-DPMNE. Është më se e qartë, në certifikatën e pronësisë, unë jam pronar i një shtëpie, e cila përbëhet nga kati përdhes, kati i parë, kati i dytë dhe çatia, që është situata dhe gjendja faktike  edhe sot. Nuk është shtuar asgjë, nga ajo që është deklaruar në certifikatën e pronësisë. Gënjeshtra numër dy – Shilegov bën rikonstruksion pa leje. Kjo është leja e lëshuar nga organi kompetent Komuna e Karposhit në dhjetor të vitit të kaluar kur ka filluar edhe rikonstruksioni. Gënjeshtra numër tre – Shilegov nuk është pronar i tokës ndërtimore. Ky është aktvendimi për privatizimin e tokës ndërtimore. Unë që nga qershori paralajmërova se me afrimin e fushatës do të jemi dëshmitarë të gjërave nga më të ndryshmet të thëna në lidhje me mua. Dhe kështu është 8-të vitet e fundit. Gjithmonë kur nuk kanë se me çfarë t’u kundërvihen politikave të krijuara nga Shilegov si deputet, zëdhënës apo kryetar i Qytetit të Shkupit hyjnë në gënjeshtra të paskrupullta dhe në fushatë të zezë me qëllim që të më komprometojnë mua dhe familjen time. Më lejoni t’i shpreh mirënjohje dhe falje familjes sime që arritëm të gjithë së bashku ta durojmë këtë fushatë të zezë për të cilën jam i vetëdijshëm që nuk do të ndalojë, pavarësisht nga faktet – tha sot kryetari Shilegov.

Ai është kategorik se në zgjedhjet e ardhshme duhet të flitet vetëm dhe vetëm për Shkupin.

- Kaluan dy javë nga dita kur Mickoski dhe Koce Trajanovski qëndruan prapa një kandidati të pavarur për kryetar. Nuk arrita të dëgjoj asgjë në lidhje me Shkupin. Për politikat që planifikojnë t’i krijojnë për Shkupin, politikat të cilat duhet të sjellin jetë më cilësore në qytetin tonë. E di që kjo nuk është kaq e lehtë për ta. Sepse në 4 vitet e fundit përfunduam një urë, dhe ndërtojmë të dytën, ndërtuam 4 bulevarde, më shumë se 110 kilometra korsi për biçikleta, e kthyem „Drisla“ nga privatizimi kriminal, me stacionarin „Lajka“ filluam të zgjedhim në mënyrë thelbësore problemin me qentë endacakë, gjelbërimi është gjithnjë e më i dukshëm. Bëhet fjalë për të njëjtët persona të cilët shpenzuan 680 milionë euro në një kilometër katror dhe që e shkatërruan në mënyrë të paskrupullt qytetin tonë. Sepse nuk kanë përgjigje për politikat që i krijova unë si kryetar së bashku me ju qytetarë të Shkupit. Prandaj do të flasin vetëm për fushatë të zezë, për fasada, stiropor ... – tha Shilegov.

Ai theksoi se beson thellësisht në vlerat demokratike, por edhe në vlerat njerëzore.

- Unë jam njeri që do t’i duroj të gjitha këto me dinjitet. Në fund të fundit, pse është e nevojshme politika, nëse humbasim vlerat njerëzore. Shkupjanë të mi të dashur, unë jam kryebashkiaku Juaj dhe jam i bindur që ju e dini dhe dalloni këtë, edhe në këtë fushatë nga unë do të dëgjoni vetëm se si do t’i zgjidhim problemet të cilat na i lanë këta njerëz. Do të fitojmë edhe në këto zgjedhje dhe do të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë Shkupin si një histori ndryshe, Shkupin siç e duam të gjithë, Shkupin siç e imagjinojmë të gjithë – theksoi kryetari Shilegov.