QYTETI I SHKUPIT HAPI INSTALACION PËR FËMIJË NË LISIÇE TË RE 6.10.2020

Në Lisiçe të re sot u hap Instalacioni edukativ hapësinor i quajtur Parku i Librit, i cili është dedikuar për më të rinjtë.

Në lëshimin për përdorim morën pjesë Kryetari Shilegov dhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.

- Bëhet fjalë për instilacion edukativ që synon fëmijët që në moshë shumë të re, në një mënyrë argëtuese, përmes lojës të zhvillojnë interesin dhe dashurinë për librat. Instalacioni është në thelb një libër gjigant që mund të vërehet lehtësisht nga çdo fëmijë dhe duhet të zgjojë interes në botën e librave që për fëmijët është gjithmonë plot me përralla. Mini biblioteka e rrugës që është pjesë e instilacionit u mundëson fëmijëve të shkëmbejnë librat që veç më i kanë lexuar. Ata do të mund të njihen me një numër të madh të librave të vendosura aty, por edhe të sjellin vetë libra dhe t'i ndajnë me miqtë e tyre. Alfabeti cirilik është shkruar për të vegjlit në bazë, gjë që do t'i ndihmojë ata të mësojnë më shpejt dhe në një mënyrë argëtuese shkronjat - tha Shilegov.

Për fëmijët më të vegjël, alfabeti cirilik është shkruar në bazë, i cili do t'i ndihmojë ata të mësojnë shkronjat më shpejt dhe në një mënyrë argëtuese. Janë shkruar edhe disa shprehje në anglisht dhe një ekuacion matematikor dhe e gjitha është bërë me shumë ngjyra të ndryshme që janë tërheqëse dhe argëtuese për fëmijët. Vetë baza është e ndarë në 4 pjesë përmes ngjyrave, të cilat në fakt janë libra të rregulluar në një raft. Baza do të jetë e betonit me përmasa 6m x 5.3m.

- Ky është instilacioni i parë edukativ në hapësirën e paraparë për këtë vit në Programin e Kulturës të Qytetit të Shkupit, për të cilin janë ndarë rreth 1.7 milion denarë nga buxheti me TVSH të llogaritur. Për këtë vit, është planifikuar të vihet në përdorim edhe një instilacion tjetër i këtillë në vendbanimin Draçevë, të cilin do ta promovojmë gjatë këtij muaji. Më vjen mirë që këtë vit arritëm t'i vendosim instilacionet edukative hapësinore, megjithë rrethanat e vështira të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Kujdesi për më të rinjtë nuk duhet të ndalet kurrë, madje edhe në kohë kaq të vështira. Fëmijët dhe të rinjtë në përgjithësi janë baza mbi të cilën zhvillohet çdo shoqëri dhe prandaj investimi në zhvillimin e kësaj kategorie të qytetarëve është një investim në të ardhmen, investim të cilin nuk duhet të ndalojmë së investuari - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit në suaza të kompetencave të tij arrin të ruajë një vazhdimësi në ndërtimin e këtij partneriteti me më të rinjtë sepse dashuria për vlerat dhe kulturën urbane fillon që në moshë të re.