
TETËQIND NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME DHE MËSUES DO TË JENË PJESË E PROJEKTIT „FLAS GJUHËN E SHOKUT TIM“ 6.10.2021
Në 23 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit këto ditë fillon realizimi i ciklit të tretë të kurseve tremujore online për mësimin e gjuhës shqipe, maqedonase dhe turke. Kurset janë dedikuar për nxënës dhe mësues, dhe janë pjesë e projektit „Flas në gjuhën e shokut tim“ të parashikuar me Strategjinë e Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen qytetare edhe në Programin për Aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga Fusha e Arsimit për vitin 2021.
Me këtë aktivitet do të përfshihen gjithsej 825 mësues dhe nxënës, një pjesë e tyre do të ndjekin kurset fillestare, dhe një pjesë tjetër do të ndjekë kurset në vazhdim.
Sipas interesit të shprehur:
- 296 nxënës dhe 8 mësues do të ndjekin kursin për mësimin e gjuhës maqedonase;
-148 nxënës dhe 49 mësues do të ndjekin kursin për mësimin e gjuhës shqipe, përderisa 5 nxënës dhe 14 mësues do të ndjekin kursin në vazhdim;
- 251 nxënës dhe 36 mësues do të ndjekin kursin fillestar për mësimin e gjuhës turke, përderisa 16 nxënës dhe 2 mësues do të ndjekin kursin në vazhdim;
Me ndjekjen e kurseve të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazë të gjuhës që flasin shokët e tyre të klasës, gjë e cila do të kontribuojë për socializimin e tyre gjuhësor. Projekti ka për qëllim stimulimin e bashkësive shkollore në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërveprime pozitive ndërmjet nxënësve dhe mësuesve nga bashkësi të ndryshme etnike dhe ndjek parimet e Strategjisë së Qeverisë për Zhvillimin e Konceptit për një Shoqëri dhe Interkulturalizëm.
Kurset do të mbahen nga të punësuar në shkollat e mesme, dhe të njëjtët mbështeten nga ana logjistike dhe financiare nga Qyteti i Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK