KRYETARI I QYTETIT TË SHKUPIT NË TAKIM ME KRYETARIN E CETINJËS 6.10.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takua me kryetarin e Cetinjes, Mali i Zi, Aleksandar Kashqelan, Ambasadoren e Malit të Zi Е.S. Marija Petroviq,  si dhe me shefin e kabinetit dhe shefen e protokollit të kryetarit të Cetinjes, Dejan Luciq dhe Ivana Joviqeviq.

Në takimin bilateral, dy kryetarët biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Shkupit dhe Cetinjes dhe për mundësitë që ky bashkëpunim ndërmjet qyteteve të thellohet më tej.

Në takim u fol edhe për konceptimin e qyteteve të gjelbra, planifikimin e hapësirës dhe rezistencën urbane, si dhe për tema aktuale të cilat janë me interes për të dy qeverisjet vendore.

Shilegov dhe Kashqelan biseduan edhe për mundësitë për zhvillim të përshpejtuar të Shkupit dhe të Cetinjes dhe për tema aktuale  me interes për të dy qeverisjet vendore.