Fillon realizimi i projektit Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve 6.12.2021

Qyteti i Shkupit nga sot vë në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk si një hap drejt menaxhimit transparent për Shkupin 24 orë në shërbim të qytetarëve. Në këtë adresë elektronike qytetarët mund të raportojnë problemet, ndërsa administrata e qytetit do të jetë e obliguar t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Momentalisht kryhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion edhe të Zyrës për Komunikim me Qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë për nevojat e tyre, kurse i gjithë procesi do të zhvillohet në etapa gjatë tri javëve të ardhshme.

Qyteti i Shkupit do të transformohet në një qytet me administratë plotësisht të dixhitalizuar, ndërsa shërbimet publike do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente