
Janë zgjidhur 873 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike 24@skopje.gov.mk 7.2.2022
Në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 998 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 873 probleme. Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë raportuar lokacione në të cilat krijohen deponi të paligjshme, interesohen për procedurat për prerjen e drurëve të thatë, kërkojnë vendosjen e semaforëve, shenjave rrugore ose shtyllëza për të parandaluar parkimin e parregullt në hapësirat publike, dhe ka një numër të madh propozimesh edhe për përmirësimin e transportit publik.
Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë probleme nga fusha e jetesës urbane, ndërsa administrata e Qytetit është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72 orë.
Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët t’i zgjidhë të gjitha problemet që kanë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK