Njoftim publik 7.6.2023
Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski dhe kryetarja e Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, sot mbajtën një takim me përfaqësuesit e Rajonit Akademik, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Shkup për të krijuar partneritete për bashkëpunim dhe shkëmbimin e stafit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme maqedonase dhe franceze.
Në bashkëpunim me Rajonin Akademik Overnja-Rona-Alpes në Francë, Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup, si dhe Agjencinë Kombëtare për Programet Evropiane dhe Lëvizshmërinë, Qyteti i Shkupit këto ditë është nikoqir i përfaqësuesve të Rajonit Akademik, të cilët po vendosin bashkëpunimin me shkollën e mesme “Orce Nikolov” që ka paralele dygjuhëshe frankofone me “Filiber Delorme” nga I‘le D'Abo dhe “Vasil Antevski Dren”, e cila në programin e saj ofron mësimin e frëngjishtes si gjuhë e dytë e huaj në degën ekonomike-juridike gjatë periudhës katër vjeçare të arsimit me “Leonardo Da Vinçi” - nga Vilefonten, Francë. Krahas këtyre shkollave, të cilat janë përfshirë në projekt, delegacioni i Rajonit Akademik, përveç shkollave me të cilat do të realizohet bashkëpunimi, do të vizitojë edhe shkollën e mesme të hotelerisë “Lazar Tanev”.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK