
Arsovska: Po punohet me ritme të përshpejtuara në rikonstruksionin e rrugës “Skoevska” në Radishan 7.9.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, inspektuan punët ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Skoevska” në lagjen Radishan, të cilat filluan një muaj më parë.
- Sot inspektuam aktivitetet ndërtimore në rrugën “Skoevska”, rikonstruksioni i së cilës parashikon rindërtimin e rrugës dhe rregullimin e parterit dhe gjelbërimit për herë të parë pas 4 dekadash, gjë me të cilën përmirësohet siguria dhe lëvizja për pjesëmarrësit në komunikacion dhe mundësohet infrastrukturë rrugore adekuate - tha kryetarja Arsovska.
Ajo shtoi se Qyteti do të vazhdojë me aktivitetet në terren dhe realizimin e projekteve infrastrukturore me qëllim tejkalimin e problemeve dhe sfidave shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen shkupjanët.
Projekti parashikon rikonstruksionin e plotë të rrugës automobilistike dhe tre degëve të saj, me gjatësi të përgjithshme rreth 1.800 metra dhe gjerësi 6 metra, nga kryqëzimi me rr. “Gjore Gjorevski” deri te kryqëzimi me rr. “Radishanska”, si dhe rregullimin e parterit dhe gjelbërimit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK