QYTETI I SHKUPIT VENDOI KËND TË RI PËR FËMIJË NË GJORÇE PETROV 7.10.2019

 

 

 

Qyteti i Shkupit gjatë viteve të kaluara në vazhdimësi në disa lokacione në komunat e qytetit si Karposh, Çair dhe Qendër, ka vendosur disa instalime edukative hapësinore për fëmijë në temën “Në botën imagjinare të fëmijëve”.

 

 

 

- Sot në komunën e Gjorce Petrovit po hapim një kënd të vogël të ri për më të dashurit dhe më të rinjtë tanë. Ideja është të krijojmë vend ku fëmijët mund të kalojnë një pjesë të kohës së lirë, dhe tek ata qysh në vegjëli të krijojmë vetëdije dhe përgjegjësi se si duhet të duket një sipërfaqe publike, të kujdesen vet për të dhe t’i ruajnë hapësirat publike, në të cilat investojmë edhe si Qytet edhe komunë nga njëra anë. Mirëpo, edhe duke e mbajtur këtë vend të pastër të ngrisim nivelin e ndërgjegjësimit ekologjik te të gjithë - tha Shilegov.

 

 

 

Ai shtoi se shpreson që instalime të këtilla të cilat i vendos Qyteti në lokacione të ndryshme në të gjithë qytetin, si edhe në Vodno, do t'u mundësojnë fëmijëve të kalojnë ditë të bukura në ambiente të hapura.

- Vitin e kaluar në këtë sipërfaqe kemi gjelbëruar, kemi mbjellë drurë që shoh se rriten shumë mirë. Kjo pjesë e komunës së Gjorce Petrov e cila është lënë pas dore, tani ngadalë ne po e fisnikërojmë me qëllim që t'u mundësojmë qytetarëve të komunave dhe të vegjëlve në komunë të kenë  vend ku do të mund të kalojnë momente të këndshme - tha Shilegov.

Për realizimin e këtij instalimi edukativ hapësinor nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, janë shpenzuar gjithsej 1.8 milion denarë me TVSH të llogaritur.