Rikonstruksion i plotë i rr. “Slavka Dinkova” në Draçevë 7.10.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit sot inspektoi ecurinë e punëve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës "Slavka Dinkova" në lagjen Draçevë në komunën Kisela Voda, ku pas vendosjes së kanalizimit atmosferik tërësisht të ri, filloi asfaltimi në fazën e parë.

Me këtë projekt, krahas rikonstruksionit të plotë të rrugës, me gjatësi të përgjithshme 1.175 metra, njëkohësisht për herë të parë po realizohet edhe ndërtimi i kanalizimit të ri atmosferik nëpër të gjithë gjatësinë.

“Kjo rrugë automobilistike ka më shumë se 30 vite që nuk është rikonstruktuar, ndërkohë që projekti përmirëson ndjeshëm infrastrukturën për qytetarët, lehtëson lëvizjen dhe aksesin për më shumë se 30.000 banorë të komunës, dhe në të njëjtën kohë zgjidh problemin shumëvjeçar me ujërat atmosferik. Përveç rrugës së re dhe kanalizimit atmosferik, në këtë rrugë janë planifikuar të vendosen trotuare të reja dhe ndriçim rrugor me efikasitet energjetik. – theksoi kryetarja Arsovska.