Fillon rikonstruksioni i 36 urave nëpër Shkup 5.11.2022

Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me NP "Rrugë dhe rrugica", po fillon projektin për sanimin e 36 urave, mbikalimeve dhe mbikalimeve për këmbësorë që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Një pjesë e urave dhe mbikalimeve, si një sfidë shumë dekadash, nuk janë riparuar edhe përskaj nevojës për riparimin e tyre, ndërsa është i domosdoshëm edhe rikonstruksioni i rrugës, trotuareve dhe rrethojave, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në rritjen e sigurisë.

Fillojmë me monitorim sistematik të kompetencave, sepse për këto objekte infrastrukturore është i domosdoshëm monitorimi i vazhdueshëm me qëllim të sanimit në kohë dhe mirëmbajtjes së rregullt.