Qyteti i Shkupit dhe UNDP-ja në aksionin e përbashkët mbollën 1.500 pemë dhe fidanë në Kopshtin e ri Botanik në Shkup 7.12.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian, sot morën pjesë në aksionin e madh të përbashkët për mbjelljen e 1.500 pemëve dhe fidanëve në Kopshtin e ri Botanik në Shkup, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 12.600 metra katrorë. Ky aksion mbjelljeje i mbështetur nga UNDP-ja ka rëndësi të madhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit dhe ballafaqimin me ndryshimet klimatike, në suazat e angazhimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit në Shkup.
- Kopshti i ri Botanik, i cili para dy vitesh ishte një hapësirë e zbrazët dhe e parregullt, tashmë është një hapësirë e re e gjelbëruar për pushim dhe rekreacion të vizitorëve. Aksioni i përbashkët dhe mbështetja e UNDP-së për mbjelljen e 1.500 pemëve dhe fidanëve të rinj është në përputhje me prioritetet e përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit. Dua të falënderoj UNDP-në për mbështetjen dhe përpjekjet e vazhdueshme në realizimin e përbashkët të projekteve në interes të qytetarëve, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës, si dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor - tha kryetarja Arsovska.
Rregullimi i Kopshtit Botanik është pjesë e një sërë projektesh nga programi “Për Shkupin Modern” për ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra në qytet, ku deri më tani janë realizuar tri mega-parqe të reja, filloi realizimi i mega-parqeve të reja në komunën e Karposhit dhe Kisela Vodës, të cilat janë duke u realizuar me qëllim përmirësimin e mjedisit. Në kopshtin e ri botanik mbillen bimë autoktone të përhapura në Maqedoni, por do të ketë edhe lloje bimësh jo autoktone të sjella nga jashtë. Po mbillen edhe bimë endemike që janë specifike vetëm për Maqedoninë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK