KUJDES KU PARKONI KËTË FUNDJAVË NË VODNO - KONTROLLE TË PËRFORCUARA INSPEKTUESE PËR PARKIM TË PARREGULLT 7.2.2020

Për shkak të tollovisë që u krijua nga automjetet në Vodno fundjavën e kaluar, inspektorët e Qytetit për trafikun rrugor do të kryejnë kontrolle të përforcuara lidhur me parkimin e parregullt në sipërfaqe publike këtë fundjavë. 


Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të mundësuar lëvizje pa pengesa dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, dhe veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët, Qyteti i Shkupit ka futur dy linja të reja të autobusëve – autobusin me numrin 25A i cili niset nga garazhi në kate "26 korriku" në rrugën Shën Qirili dhe Metodij, dhe autobusi me numrin 25 B - nga parkingu te tregu i luleve.  Këto dy linja të autobusëve në Vodno të mesme janë falas gjatë fundjavës dhe festave shtetërore, dhe në këto ditë parkimi në garazhin në kate në rrugën Shën Qirili dhe Metodij dhe në parkingun te tregu i luleve është falas.

Orarin vozitës të këtyre dy linjave të autobusëve mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm të internetit: http://www.jsp.com.mk/VozenRedGen.aspx


Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më së shumti e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i qytetit"  ka sjellë parkimin zonal në parkingjet në Vodno të mesme. Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe fundjavës nga ora 9 deri në 16. Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, dhe çdo orë tjetër e ardhshme -50 denarë. Në parkingjet aty është vendosur sinjalizimi adekuat horizontal dhe vertikal si dhe tabela informative. Parkimi është falas për personat me hendikep, si dhe për autobusët turistik, ndërsa sanksionohet parkimi i parregullt. 

Qyteti i Shkupit u rekomandon qytetarëve t'i shfrytëzojnë të gjitha këto mundësi dhe këtë fundjavë t'i lënë automjetet në garazhin në kate " 26 Korriku" dhe në parkingun te tregu i luleve, dhe me autobus të ngjiten falas në Vodno.