Vazhdon riparimi i bulevardeve në Shkup 7.2.2022

Qyteti i Shkupit dhe NP “Rrugë dhe Rrugica” vazhdojnë çdo ditë me riparimin e dëmtimeve më të mëdha në rrugët automobilistike, bulevardet dhe rrugët me fluks më të madh nëpër Shkup. 

Sot do të kryhet riparimi i rr. “Aco Shopov” (Skupi), rr. “Cërnogorska” dhe rr. “Luka Gerov” (deri në stacionin e fundit 22 në f. Volkovë) në komunën Gjorçe Petrov, bul. “Boris Trajkovski” (nga lgj. Draçevë drejt lgj. Pintija), si dhe në bul. “Teodosij Gologanov” ku përveç riparimit të dëmtimeve më të mëdha do të nivelohen edhe pusetat të cilat për një periudhë të gjatë u shkaktojnë dëme më të mëdha automjeteve të qytetarëve.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Rrugë dhe Rrugica” çdo ditë janë në terren dhe detektojnë ku ka nevojë për riparim urgjent të rrugës, por gjithashtu po kryhet edhe një sondazh për nevojën për sinjalizim rrugor shtesë nëpër qytet gjë që do të zvogëlojë aksidentet rrugore dhe do të ndihmojë në përmirësimin e dukshmërisë së kalimeve për këmbësorë.