Arsovska: Trashëguam borxhe të mëdha nga e kaluara, por Shkupi duhet të ndryshojë dhe të modernizohet, ky është qëllimi ynë i vetëm 7.3.2022

Kryetarja Arsovska sot në mëngjes ishte mysafire në emisionin e mëngjesit "Përshëndetje Maqedoni" në televizionin Kanal 5, ku foli për aktivitetet aktuale të Qytetit të Shkupit, si dhe aktivitetet e ndërmarrjeve publike në Shkup.

Arsovska theksoi se Qyteti i Shkupit në këtë moment funksionon në mënyrë diametralisht të kundërt me atë që ka qenë praktikë vitet e kaluara, gjegjësisht nuk ka më humbje të panevojshme dhe pa nikoqirllëk të mjeteve që janë para të qytetarëve.

„Fakt është se kur e morëm Qytetin e Shkupit si udhëheqje e re e Qytetit, u përballëm me probleme të mëdha, pjesa më e madhe e tyre financiare, sepse Qyteti ka borxhe shumë të mëdha. Por, nuk jemi këtu për t’u ankuar, puna jonë është të jemi servis i qytetarëve dhe të kontribuojmë për zhvillimin dhe modernizimin e Shkupit. Ne si Qytet i Shkupit, së bashku me ndërmarrjet publike të cilat janë nën kompetencat tona, çdo ditë koordinohemi dhe bashkëpunojmë, me qëllim ndërhyrjen në kohë kudo që është e nevojshme”, theksoi Arsovska.  

Kryetarja Arsovska theksoi se komunat e Shkupit dhe ndërmarrjet publike nuk janë në gjendjen të mirë financiare për shkak të menaxhimit jo me nikoqirllëk në katër vitet e kaluara, por po ashtu theksoi se dotacionet që qytetarët i derdhin nëpër komuna nuk janë në nivelin e duhur, e gjitha kjo me qëllim që të kenë mjete të mjaftueshme për menaxhimin e përditshëm të problemeve që kanë qytetarët dhe për investimet kapitale të cilat janë prioriteti kryesor.

Në periudhën në vijim do të fillohen projekte të mëdha kapitale dhe infrastrukturore, të cilat janë të një rëndësie vendimtare për Shkupin dhe shkupjanët. Po fillojmë me rikonstruksionin e rrugëve, rregullimin e korsive për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bulevardeve, po punohet për sipërfaqe të reja të gjelbra të cilat janë të domosdoshme, por do të ketë edhe 5 mega parqe të reja që do të kenë një rëndësi shumë të madhe për qytetarët. Shkupi ka filluar të ndryshojë dhe modernizohet, qëllimi ynë është të sjellim zgjidhje të shpejta dhe efikase të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve dhe qytetit të Shkupit”, përfundoi Arsovska.